Lajme
Hill: Kosova të themelojë Asociacionin
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, të martën në Beograd u shpreh se ka ardhur koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“E kuptoj pse m’u drejtuat me atë pyetje, sepse edhe unë e bëj të njëjtën. Këtë javë bëhen 10 vjet prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, dhe është koha që të formohet Asociacioni. Ajo se çfarë mund t’ju garantoj është që nuk do të dorëzohemi derisa të ndodhë”, u ka thënë Hill gazetarëve, raporton Radio Evropa e Lirë.
Sipas tij, serbët duhet të kenë besim në marrëveshjet e arritura në Bruksel.
“Një tjetër arsye, ndoshta edhe më e rëndësishmja, është që këto komunitete në Kosovë duhet ta dinë se çfarë e ardhme i pret, sepse ato nuk janë formuar dje, ato kanë qenë në Kosovë për vite. Dua vërtet t’ju siguroj që do ta trajtojmë këtë obligim me seriozitetin më të madh”, ka thënë ai.
Kosova e Serbia kanë arritur marrëveshje fillimisht në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, marrëveshje e cila është detajizuar në 2015-ën.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka hedhur poshtë disa nene të kësaj marrëvesheje, përcjell albinfo.ch.
Kosova e Serbia më 18 mars 2023 në Ohër po ashtu kanë arritur një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve dhe në aneksin e saj të dakorduar me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, një prej pikave urgjente është zbatimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












