Kosova
Kosovë: Migrimi po zbraz shkollat
Një numër shkollash në Mitrovicë kanë shprehur shqetësimin e tyre me rënien e numrit të nxënësve për shkak të ikjes së qytetarëve nga Kosova.
Drejtuesit e shkollës fillore “Anton Zako Çajupi” dhe shkollës “Shaban Idrizi” thanë se vetëm brenda dy vjetëve të fundit dhjetëra nxënës të tyre tashmë e kanë braktisur mësimin dhe janë zhvendosur jashtë Kosovës. Ata thonë se në të ardhmen do të përballen edhe me përmbushjen e normës së orëve mësimore.
Tueta Ibrahimi po përjetonte çaste të vështira teksa përshëndetej me shokët e shoqet e klasës…Bashkë me familjen u largua nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë. Ky fat pritet që t’i përcjellë edhe nxënësit e tjerë të shkollës fillore “Anton Zako Çajupi”, në Mitrovicë. Rrugën e mërgimit pritet që shumë shpejt ta marrin edhe Seula Treca dhe Lorena Cimini.
Vetëm gjatë këtij viti 15 nxënës u larguan nga kjo shkollë, thonë drejtues të saj. Mësimdhënësja Qëndresa Asllani thotë se kjo situatë nuk është e mirë as për nxënësit as për mësimdhënësit. Përshëndetjen me nxënësit që po migrojnë drejt vendeve perëndimore e cilëson si vështirësinë më të madhe gjatë gjithë karrierës së saj.
Situatë e ngjashme është edhe në shkollën fillore “Shaban Idrizi”, në po të njëjtin qytet. Drejtoresha e kësaj shkolle, Saranda Ademi, theksoi se trendi i migrimit është në rritje dhe vetëm gjatë dy vjetëve të fundit nga kjo shkollë kanë migruar 25 nxënës.
Statistikat zyrtare ndërkohë flasin për rënie të numrit të nxënësve nëpër shkolla në nivel vendi për shkak të ikjes jashtë Kosovës të mijëra qytetarëve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














