Lajme
Vaksina kundër kancerit brenda vitit 2030
Mund të mbërrijnë brenda vitit 2030 vaksinat e para në botë kundër kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe atyre të lidhura me imunitetin.
Njoftimi për këtë revolucion në fushën e mjekësisë, që do mundësojë shpëtimin e miliona jetëve falë vaksinave të personalizuara, ka ardhur nga kompania amerikane “Moderna”, e cituar nga prestigjiozja britanike “The Guardian”.
Eksperienca e akumuluar me vaksinat anti-COVID, saktëson “Moderna”, u ka mundësuar kërkimeve mbi vaksinat kundër kancerit të përshpejtohen, aq sa 15 vite progres janë arritur në vetëm 12 deri në 18 muaj. Sipas doktorit Paul Burton, drejtor shëndetësor i “Moderna”, kompania do të mund t’i ofrojë këto vaksina brenda 5 viteve.
“Vaksinat që do të mbërrijnë do të jenë shumë efikase dhe do të shpëtojnë qindra mijëra, në mos miliona jetë. Besojmë se do të jemi në gjendje të ofrojmë vaksina të personalizuara kundër kancerit dhe llojeve të ndryshme të tumoreve për gjithë popullsinë botërore”, ka deklaruar Burton.
Vaksinat kundër kancerit do të funksionojnë në këtë mënyrë: hapi i parë do të jetë një biopsi mbi qelizat tumorale që do të identifikojë mutacionet që nuk janë të pranishme në celulat e shëndetshme; më pas një algoritëm do të identifikojë se cilat mutacione po përcaktojnë rritjen e tumorit dhe janë në gjendje të aktivizojnë sistemin imunitar.
Më pas do të krijohet një molekulë e modelit ARN, me udhëzime për të prodhuar antigjenet që do të shkaktojnë reagimin imunitar.
Molekula përçuese ARN, me t’u injektuar, do të përkthehet në pjesë proteinash identike me ato të pranishme në celulat tumorale. Kështu, qelizat imunitare do të përplasen me ato tumorale që përmbajnë të njëjtat proteina dhe do t’i shkatërrojnë ato.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë










