Kosova
A ka siguri për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës?
Më 23 prill në katër komunat veriore të Kosovës, Zubin Potok, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan janë paraparë të mbahen zgjedhjet lokale për kryetar komunash. Në këto zgjedhje Lista serbe nuk do të marrë pjesë, për shkak që kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe largimin e policisë së Kosovës nga kjo zonë, përcjell albinfo.ch.
Lista Serbe këtë të premte takoi në Beograd presidentin e Serbisë, Alkesandar Vuçiq, dhe diskutuan për situatën në Kosovë, sigurinë, targat, arrestimet dhe zgjedhje, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Vuçiq u shpreh se diskutimet do të vazhdojnë për të hartuar një platformë të përbashkët dhe shtoi se zgjedhjet po organizohen vetëm për dy për qind të popullsisë, duke iu referuar popullsisë shqiptare në këtë zonë, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se institucionet janë duke vazhduar punën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Veri. “Pluralizmi politik dhe mbi të gjitha e drejta e votimit lirshëm e papengesa te komuniteti serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon të cenojë këtë të drejtë themelore nuk ka çfarë të presë tjetër përveç se përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, tha Kurti, raporton Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë kanë shprehur keqardhjen për vendimin e Listës Serbe, por që inkurajojnë institucionet e Kosovës për proces të lirë e demokratik. Në anën tjetër, grupi i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” tha se rrethanat aktuale nuk mundësojnë mbajtën e zgjedhjeve të lira dhe të drejta në veriun e vendit. Zgjedhjet për kryetarët e komunave verior, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok u caktuan fillimisht për datën 18 dhjetor të vitit të kaluar, por ato u shtynë me kërkesën e diplomatëve perëndimorë. Institucionet në veri mbetën bosh në nëntor të vitit të kaluar kur përfaqësuesit serbë në zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës mes tensioneve për shkak të mospajtimeve ndaj një vendimi të qeverisë në Prishtinë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Republikës së Kosovës, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













