Lajme
Sezoni turistik në këtë shtet mund të dështojë për mungesë të punëtorëve
Nga frika se mungesa e fuqisë punëtore mund të përhapet në verë, zyrtarët e qytetit të Cadizit kanë propozuar sjelljen e punëtorëve nga Maroku.
Sindikata spanjolle pretendon se problemi nuk është mungesa e punëtorëve në Spanjë, por kushtet e këqija të punës në kafene dhe restorante.
Spanja po përballet me mungesë punëtorësh në industrinë e mikpritjes, kështu që restorantet dhe kafenetë mund të zvogëlojnë numrin e tavolinave gjatë festave të Pashkëve, kur turmat tradicionalisht lindin për shkak të ardhjes së mysafirëve, raportoi EFE.
“Ne po përballemi me një mungesë të tmerrshme punëtorësh në industrinë e mikpritjes”, tha Rafael Toribio, drejtor i agjencisë së punësimit Adeco në qytetin jugor të Sevillas.
Në qytetin bregdetar të Alicantes vlerësojnë se kafenetë do të mbushen 90 për qind në ditët në vijim, por mikpritësit janë të papërgatitur.
“Ne nuk do të jemi në gjendje t’u shërbejmë të gjithë të ftuarve sepse thjesht nuk kemi punëtor të mjaftueshëm”, thotë Irene Mas, nënkryetare e shoqatës lokale të mikpritjes APEHA.
“Është jashtëzakonisht e vështirë të gjesh punëtorë, kështu që tani ky është një problem serioz”, shton ajo.
EFE publikoi në Twitter korrespondencën nga faqja “Unë jam kamarier” (Soi camarero). Aty menaxheri i paidentifikuar i objektit të hotelierisë thotë se paga është nga 1000 deri në 1100 euro, ndërsa orari i punës është nga ora 11 deri në 17 dhe nga ora 20 deri në mbylljen e objektit rreth orës 00:30.
“Faleminderit shumë, por skllavëria u shfuqizua në Spanjë në vitin 1837”, shkruante një person pa emër, i cili ishte i interesuar për kushtet e punës atje.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











