Kosova
ZPS pretendon se ish-krerët e UÇK-së frikësuan dëshmitarët
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka nisur fjalën e saj, për të cilën ka kohë prej pesë orëve. Prokurori deklaroi para trupit gjykues se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kryen krime lufte për të fituar pushtet gjatë luftës. “Të akuzuarit u përfshin në zbatimin e kësaj politike, duke caktuar komandantët dhe strukturat. Provat do të tregojnë se politika u vu në jetë, që prej fillimit e deri në fund të luftës, nga veriu dhe në jug dhe pati praktikë shenjëstrimin e kundërshtarëve. Qëllimi kriminal për t’i vënë në shënjestër kundërshtarët nuk ishte i fshehtë. Mesazhi përsëritej se kush pretendoi se kush ishte tradhtar, përbënte kërcënim”, përcjell albinfo.ch.
Mes tjerash, ZPS pretendon se janë kërcënuar edhe familjarët e viktimave e dëshmitarëve. “Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë vetëm me krimet që kanë bërë këtë katër të akuzuarit, një vështirësi për këtë proces do të jetë vetëm frika që do të kenë dëshmitarët gjatë procesit gjyqësor…Është e lehtë t’i thuash këto kur nuk je viktimë, por për viktimat e ngritura në aktakuzë, dëmi dhe traumat janë diçka që jetojnë përditë. E mbajnë gjithmonë mbi supe. Viktimat kanë të drejtë të gjykohen dhe për ta të vihet në vend drejtësia”, deklaroi ai, përcjell albinfo.ch.
Prokurori i specializuar, Alex Whiting, tha se Thaçi kishte shkuar disa herë në Hagë dhe ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale për rolin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoincizuar. Gjatë këtyre intervistave ai mohoi shumëçka me rolin e tij në luftë dhe rolin e UÇK-së. Ai pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm s’kishte asnjë funksion deri në nëntor të 98-ës, e edhe para kësaj date, ekzistonte vetëm në letër. Ai e mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat do të tregojnë se këto pretendime janë të rreme”, përcjell albinfo.ch.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave. Gjithashtu kundër secilit prej të akuzuarve janë ngritur katër akuza për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm dhe arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.
Sipas aktuakuzës, krimet u kryen së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 dhe ndodhën në disa vende në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë e Veriut. Pretendohet se krimet u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në Aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale individuale në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për krime të kryera në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, të cilat ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










