Lajme
Franca dhe Gjermania shtojnë ndihmat ushtarake për Ukrainën
Gjatë një prononcimi, ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, tha se Franca do të rrisë duke filluar nga fundi i marsit furnizimet me predha 155 mm, duke dërguar 2,000 predha në muaj. Franca do të vërë në dispozicion pajisjet e nevojshme për kundërsulmin e Ukrainës. Predhat 155 milimetra mund të përdoren jo vetëm me armë artilerie të prodhimit francez, por edhe me armë artilerie të tipit Panzerhaubitze 2000, që Gjermania i ka vënë në dispozicion Ukrainës. Sipas Lecornu Franca sikurse kishte premtuar po përgatit për t’i dorëzuar së shpejti Ukrainës një sistem të mbrojtjes ajrore SAMP/T. Përveç kësaj, Franca po shqyrton edhe rimbushjen e një fondi mbështetës për Ukrainën.
Macron mbështet “ekonominë e luftës”
Pasi Bashkimi Evropian vendosi të shpenzojë bashkarisht dy miliardë euro për një milion predha, presidenti francez, Emmanuel Macron, po zhvillon bisedime me përfaqësues të industrisë së armatimeve për të diskutuar kalimin në një “ekonomi lufte”, për të cilën po bën prej disa kohësh thirrje.
Kompania franceze Nexter planifikon që deri në vitin 2025 të prodhojë 150,000 granata në vit – tri herë më shumë se para shpërthimit të luftës. Në shkurt, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi për mungesë municionesh në Ukrainë, sepse në front, sipas tij, po përdoret më shumë municion sesa mund të prodhojë NATO-ja.
Gjermania planifikon më shumë ndihma ushtarake për Kievin
Edhe qeveria gjermane synon të rrisë ndjeshëm ndihmën ushtarake për Ukrainën. Komisioni i Buxhetit pritet të miratojë sot (29.03.) fonde shtesë prej 12 miliardë eurosh për Ukrainën. Një pjesë e parave do të përdoret për të blerë direkt armë për Ukrainën, si pjesë e të ashtuquajturës “nismë për kalitjen e Ukrainës”. Pjesa tjetër do të shërbejë për të mbushur boshllëqet në depot e ushtrisë gjermane Bundeswehr, që u shkaktuan nga dërgimi i armëve në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












