Kosova
Konjufca thotë se mori garanci nga DASH për Asociacionin sipas Kushtetutës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë ditës është takuar me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gjabriel Escobar.
Konjufca tha se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe rajon, e po ashtu edhe për dialogun Kosovë-Serbi e marrëveshjen për normalizim, përcjell albinfo.ch.
Tutje kreu i Kuvendit u shpreh se Departamenti Amerikan i Shtetit garanton se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si detyrim nga Marrëveshja për normalizim, nuk do të themelohet në atë mënyrë që e cenon shtetësinë e Kosovës.
“Ritheksuam qëndrimin e shtetit të Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









