Shqipëria
Begaj: Mirënjohje për mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin drejt BE-së
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Presidentin Federal të Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe sidomos për reformën në drejtësi.
“I përcolla presidentit vlerësimin për gjithë mbështetjen që Austria i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin europian, mbështetja ekonomike, politike e mbështetja për reformën në drejtësi. Kjo vizitë është një dëshmi e angazhimit serioz të Austrisë në procesin integrues të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. E sigurova që Shqipëria mbetet dedikuar në të gjitha nivelet për rezultate të reformën në drejtësi”, tha mes të tjerash Begaj.
Në anën tjetër, Presidenti i Austrisë, Van der Bellen, shprehu mbështetjen e Austrisë për Tiranën zyrtare në procesin e integrimit drejt BE-së.
Presidenti e vendosi theksin tek vijimi i reformave që forcojnë shtetin e së drejtës. Ai gjithashtu uroi Prishtinën dhe Beogradin për marrëveshjen e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Jam i lumtur që ftesës për të ardhur në Shqipëri i janë përgjigjur 20 biznese nga Austria që të prezantojnë ekspertizën e tyre në interes të përbashkët. Austria njihet si inkurajues i madh për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Begajn e përgëzova dhe për procesin screening me BE dhe shpresojmë që të hidhen sa më shpejt hapa të mëtejshëm. Sipas metodologjisë së re të zgjerimit, fokusi është te çështjet esenciale, si shteti i së drejtës, drejtësia e pavarur dhe duam të inkurajojmë Shqipërinë për të zhvilluar reformat e duhura”, tha ai.
“Jemi shumë të lumtur që Shqipëria do të ketë kryesinë e Procesit të Berlinit këtë vit. Ne u urojmë palëve negociuese për një zgjidhje sa më të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Presidenti i Austrisë.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?