Lajme
NATO-ja kritikon Putinin për retorikën e rrezikshme bërthamore
NATO-ja kritikoi të dielën Presidentin Vladimir Putin lidhur me atë që e quajti retorikë “të rrezikshme dhe të papëgjegjshme” bërthamore, një ditë pasi udhëheqësi rus tha se ka në plan të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.
Të shtunën Presidenti Putin e krahasoi manovrën e tij me vendosjen e armëve amerikane në Evropë, ndërsa këmbënguli se Rusia nuk do të shkelte premtimet e saj për mospërhapjen e armëve bërthamore.
Edhe pse jo i papritur, plani është një nga sinjalet më të qarta bërthamore të Moskës që nga fillimi i agresionit të Kremlinit ndaj Ukrainës 13 muaj më parë. Kievi reagoi duke kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ndërsa Uashingtoni, superfuqia tjetër bërthamore në botë, hodhi poshtë shqetësimet rreth njoftimit të Presidentit Putin, NATO-ja tha se premtimi i presidentit rus për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe krahasimi me vendosjen e armëve amerikane jashtë vendit ishin shumë të gabuara.
“Refernca ndaj armëve bërthamore të aleancës është tërësisht e gabuar. Vendet e NATO-s veprojnë në përputhje të plotë me angazhimet e tyre ndërkombëtare”, tha një zëdhënës i aleancës përmes një emaili dërguar të dielën agjencisë së lajmeve Reuters. “Rusia ka shkelur vazhdimisht angazhimet e saj për kontrollin e armëve”, tha zëdhënësi i paidentifikuar.
John Kirby, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë asnjë sinjal se Presidenti rus Vladimir Putin po bënte përgatitje për përdorimin e armëve bërthamore.
Duke folur për rrjetin kanadez të transmetimeve “CBC” ai tha se, “nuk kemi parë asnjë shenjë që mund të na sinjalizonte se Putini po përgatitet të përdorë në ndonjë mënyrë armë taktike bërthamore në Ukrainë. Po ashtu, mund t’u them se nuk kemi parë asgjë që do të na bënte të ndryshonim qëndrimin tonë strategjik bërthamor”.
Mes të tjerash zoti Kirby foli dhe për raportet mes Rusisë dhe Kinës. “Lidhur me zhurmën se bëhet fjalë për marrëdhënie pa kufizime, mendoj se qartësish ka kufizime mbi atë që Presidenti Xi ka dëshmuar se është i gatshëm të bëjë në kuadër të forcimit të marrëdhënieve me zotin Putin”.
Këshilltari i Presidentit Volodymyr Zelenskiy për sigurinë, Oleksiy Danilov, tha se plani i Rusisë do të destabilizonte gjithashtu Bjellorusinë, e cila tha ai, ishte marrë “peng” nga Moska.
Ekspertët thonë se plani rus ka kuptim domethënës, pasi deri më sot Rusia kishte trumbetuar se ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, nuk kishte vendosur armë bërthamore jashtë kufijve të saj. Kjo është hera e parë që nga mesi i viteve 1990 që Rusia ndërmerr një hap të tillë.
Mykhailo Podolyak, një tjetër këshilltar i lartë i Presidentit Zelenskiy, e përqeshi planin e Presidentit Putin përmes një shkrimi në rrjetin Twitter.
“Ai pranon se ka frikë të humbasë dhe gjithçka që mund të bëjë është të ndjellë frikë përmes taktikave”, shkruante zoti Podolyak. Uashingtoni dhe NATO-ja janë shprehur se njoftimi i Presidentit Putin nuk do të ndikonte te qëndrimi i tyre bërthamor.
“Nuk kemi vënë re ndonjë ndryshim të veprimtarisë bërthamore të Rusisë që mund të çonte në ndryshimin e qëndrimit tonë”, tha një zëdhënës i NATO-s.
Armët bërthamore taktike përdoren për arritjen e objektivave specifike në fushën e betejës, ndryshe me ato që kanë fuqi të zhdukin qytete të tëra. Nuk është e qartë se sa armë të tilla ka Rusia, duke pasur parasysh fshehtësinë që ka mbuluar këtë vend që nga koha e Luftës së Ftohtë./VOA
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale









