Lajme
CDC alarmon për përhapjen e një infeksioni
Një infeksion mykotik vdekjeprurës, që është i vështirë për t’u trajtuar, po përhapet me një ritëm “alarmant” në SHBA.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), njerëzit e shëndetshëm nuk janë në rrezik nga infeksioni i quajtur Candida auris. Por, ata me sistem imunitar të dobët, ose ata që përdorin pajisje mjekësore, si ventilatorë ose kateter, mund edhe të humbin jetën, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Shumica e rasteve të testuara ishin imun ndaj trajtimit anti-mykotik dhe për këtë arsye CDC e ka quajtur atë një “kërcënim urgjent të rezistencës antimikrobike”.
Simptomat:
Simptomat më të zakonshme janë ethet dhe të dridhurat që nuk përmirësohen pas trajtimit. Infeksioni u raportua për herë të parë në SHBA në vitin 2016, por rritja më e shpejtë e rasteve u raportua nga viti 2020 deri në vitin 2021.
Shqetësimet në rritje:
Një tjetër arsye shqetësuese ishte shtimi i rasteve që u bënë “rezistente ndaj ekinokandinave” që është ilaçi antimykotik më i rekomanduar për trajtimin e infeksionit. CDC ia atribuon rritjen e numrit të rasteve të raportuara me parandalimin e dobët të infeksionit në institucionet e kujdesit shëndetësor.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual I akuzuari i goditi ata në duar dhe i quajti, ndër të tjera, “homo të neveritshëm”...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Austri
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri? Të enjten është Dita e Ngjitjes, ose Christi Himmelfahrt në gjermanisht, një nga shumë festat publike...
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?