Kosova
Në Këshillin Evropian diskutohet për Kosovën dhe Serbinë
Në takimet e së enjtes dhe të premtes në Këshillin Evropian në Bruksel dialogu Kosovë – Serbi do të jetë pjesë e rendit të ditës.
Pjesë do të jetë edhe dakordimi mes Kosovës dhe Serbisë, i arritur në Ohër, për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve. Marrëveshja me 11 nene, kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu nga palët kërkohet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel në kuadër të dialogut, përfshirë këtu edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në draftin e konkluzave nga samiti i BE-së, ku përshëndetet arritja e marrëveshjes në Ohër.
“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për aneksin e implementimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe u bën ftesë të dyja palëve që në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim, të implementojnë obligimet e tyre përkatëse”, përmendet në draft të raportit, raporton REL, përcjell albinfo.ch.
Krerëve të shteteve anëtare të BE-së do t’i raportojë në këtë temë edhe kryediplomati i bllokut evropian, Josep Borell. Ai ka raportuar për këtë çështje edhe të hënën para ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











