Lajme
Haradinaj viziton strukturat e AAK-së në Zvicër
Sipas një postimi në Facebook, Ramush Haradinaj ka qenë mysafir në familjen e koordinatorit të AAK-së për diasporë, Bajram Mulaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për një vizitë në Zvicër, ku ka vizituar strukturat e degës së partisë së tij në këtë vend.
Me këtë rast, ai ka bërë një postim në faqen e tij të Facebook-ut, ku bën fjalë për vizitën, transmeton albinfo.ch.
“Zvicra si vend mik yni, ka qenë strehë për shumë shqiptarë në kohët më të vështira, ka qenë pranë nesh në periudhën shtetformuese e vazhdon ta ndihmojë Kosovën edhe tash në forma të ndryshme”, shkruan ai në këtë postim, duke folur për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Zvicrës dhe Kosovës.
“Sot, shqiptarët në Zvicër janë vlerë e çmuar dhe e respektuar për shoqërinë. Me vlerat që i përfaqësojnë, përkushtimin dhe suksesin e treguar, janë shembull edhe për të tjerët”, ka shtuar ai.
Në vazhdim, Haradinaj flet për mirënjohjen që Kosova ushqen për aleatët që ndihmuan çlirimin e saj.
“Liria e që e gëzojmë sot, ka rrënjët tek përpjekjet dhe sakrifica e shumë brezave, e cila kulmoi me luftën e lavdishmë të Ushtrisë Çlirimtare. Por, kjo liri është edhe falë aleatëve tanë në krye me ShBA-në, të cilët i kanë dhënë krah Kosovës në kohët më të rënda. Për Aleancën, marrëdhëniet me miqtë tanë e me ShBA-në në veçanti, janë jetike për rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe në proceset e tjera euro integruese.
Në vazhdim, ai ka folur edhe për partinë të cilën e drejton, gjegjësisht strukturat e saj në Zvicër.
“Përkrahja për Aleancën, është për përkrahje ndaj njerëzve me vlera atdhetare, të cilët kanë qenë gjithmonë në krye të detyrës në të gjitha periudhat kohore, si në përpjekjet për liri por edhe në shtet-ndërtim”, shprehet më tutje Haradinaj.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Zvicër, në përbërje të saj ka njerëz të dëshmuar në shumë në lëmi të ndryshme. Organizimi i mirëfilltë i tyre ka bërë që bashkatdhetarët tanë në mërgatë ta kenë adresë të tyre Aleancën, gjithë ata që besojnë në një Kosovë të fortë politikisht e me ekonomi të zhvilluar”, ka theksuar Haradinaj.
Sipas një postimi tjetër po ashtu në Facebook, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Zvicër ka qenë mysafir në familjen e koordinatorit të AAK-së për diasporë, aktivistit dhe afaristit të njohur, Bajram Mulaj. Po ashtu gjatë kesaj vizite lideri i AAK-së ka vizituar edhe ndërrmarës tjerë kosovarë të suksesshëm në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?