Shqipëria
Shqipëri: 54% më shumë të huaj në shkurt
Të huajt që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë kanë ardhur në rritje. Edhe gjatë muajit shkurt ka një rritje me 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkruan se “për dy muajt e parë të këtij viti, mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë, ose 74% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2022.”
Sipas të dhënave zyrtare, në muajin shkurt të këtij vitit në pikat kufitare të vendin tonë kanë hyrë 309,325 vizitorë të huaj, ndërsa në shkurt të vitit të kaluar janë 201 mijë.
Rritja e numrit të turistëve ishte më e vogël se sa në muajin janar, pasi INSTAT raportoi se në janar 2022, hynë 192 mijë shtetas, ndërsa në janar të këtij viti ishin 377 mijë, duke pësuar një rritje me 94%.
Për të dy muajit bashkë rritja është më e ndjeshme, pasi arrin në 74%. Për periudhën janar-shkurt të 2022 Shqipëria u vizitua nga mbi 395 tursitë, ndërsa në dy muajit e parë të këtij vitit janë më shumë se 686 mijë turistë të huaj.
Sipas INSTAT në muajin janar 2023, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, tregojnë se ka një rritje me 67.9% të turistëve jorezidentë, ndërsa net qëndrimet gjithsej janë rritur me 1,3 %, në krahasim me janar 2022.
Gjatë vitit 2022 numri i turistëve të huaj që hynë në territorin shqiptar ishte 7.5 milionë, duke thyer rekordin e para pandemisë. Por, sipas operatorëve të turizmit, viti 2023 do të jetë më i suksesshëm./ Klan News
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











