Lajme
Meta lanson shërbimin e abonimit me pagesë në SHBA
Meta Platforms Inc të premten lansoi shërbimin e saj të abonimit në SHBA, i cili do t’i lejonte përdoruesit e Facebook dhe Instagram të paguajnë për verifikimin në të njëjtën mënyrë si Twitter.
Shërbimi Meta Verified do t’u japë përdoruesve një shenjë blu pasi ata të verifikojnë llogaritë e tyre, duke përdorur një kartë identifikimi të lëshuar nga qeveria dhe do të kushtojë 11,99 dollarë në muaj në ueb ose 14,99 dollarë në muaj në sistemin iOS dhe Android, tha Meta në një deklaratë.
Shërbimi, të cilin Meta tha se po e testonte në shkurt, ndjek hapat e Snapchat, si dhe aplikacionin e mesazheve Telegram dhe shënon përpjekjen më të fundit të një kompanie të rrjeteve sociale për të ndarë të ardhurat e saj nga reklamat.
Lansimi fillestar i “Twitter Blue” në nëntorin e vitit të kaluar, çoi në rritjen e përdoruesve të cilët imitonin të famshmit dhe markat e ndryshme në këtë platformë, gjë e cila e detyroi kompaninë që ta ndalte shërbimin dhe ta riprezantonte atë me shenja me ngjyra të ndryshme për individët, kompanitë dhe qeveritë./Reuters
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











