Lajme
PSD thërret protesta më 25 mars
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Marrëveshja e mbrëmshme e dakorduar ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër është e dëmshme për Kosovën.
Në një konferencë për medie, të thirrur të dielën, Molliqaj tha se Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje. Për këtë, PSD-ja kërkon dorëheqjen e Kurtit.
Molliqaj tha se “vetëmenaxhimi për komunitetin serb”, i cili po shitet nga Kurti si një e arritur për Kosovën, në fakt është edhe më e dëmshme se Asociacioni.
“Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë”.
“Pas Ahtisari Plus, tani po ofrojmë Asociacion plus”.
Sipas tij, Serbia ka shënuar fitore të madhe dje në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
“Prandaj të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit, ju ftojmë në protestë, të shtunën, në orën 14:00, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, ka ftuar kreu i PSD-së.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











