Lajme
OBSH kërkon të dhëna shtesë për origjinën e COVId-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar Kinës të publikojë informacione të tjera lidhur me origjinën e pandemisë COVID-19.
Kërkesa vjen pas disa gjetjeve që u zbuluan nga gjurmimi i patogjnëve.
Disa të dhëna të reja nga analizimi i virusit që janë marrë nga tregu i kafshëve në Vuhan të Kinës më 2020 ishin të publikuara për pak kohë në databazën GISAID, duke krijuar kështu mundësi për analizim nga shkencëtarët e tjerë.
Ky analizim sugjeroi që rakunët ishin të infektuar dhe filloi bartja edhe te njerëzit, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Qasja në këto të dhëna ishte e kufizuar, çka ngjalli dyshime, pandaj edhe OBSH kërkon të dhëna shtesë. “Këto të dhëna nuk ofrojnë një përgjigje definitive të pyetjes se si filloi pandemia, por çdo e dhënë është e rëndësishme për t’iu afruar së vërtetës”, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton REL, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht kësaj, nuk përjashtohet mundësia që virusi të ketë dalë nga një labortor i sigurisë së lartë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













