Lajme
Ish-presidenti amerikan thotë se do ta arrestojnë
Në rrjetet sociale të shtunën, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se pret të arrestohet të martën. Ai ka shtuar se kjo mund të vie për shkak të një rasti të trajtuar nga Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Madje Trump ka bërë thirrje edhe për protesta. “Kandidati favorit i republikanëve dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme. Protestoni, rikthejeni kombin tonë sërish”.
Mediat amerikane shkruajnë se hetimet kanë për bazë një pagesë prej 130.000 dollarëve, e kryer disa javë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, për të ndaluar Stormy Daniels, emri real i së cilës është Stephanie Clifford, që të tregojë publikisht për një aferë, që ka thënë se e ka pasur me Trumpin, vite më parë, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Prokurorët janë duke analizuar nëse do të ngrenë akuzë kundër Trump për këtë rast. Nëse prokurori e padit Trumpin, atëherë 76-vjeçari do të bëhet ish-presidenti i parë amerikan që akuzohet për vepër penale. Një avokat i Trumpit ka thënë për rrjetin CNBC të premten se klienti i tij do të dorëzohet për t’u përballur me akuzat, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka mohuar vazhdimisht se ka pasur aferë me Daniels.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












