Lajme
Donald Trump rikthehet në Youtube
YouTube ka rikthyer llogarinë e Donald Trump pas një pezullimi prej dy vitesh. Vendimi vjen pas disa vendimeve të mëhershme të Meta-s që ka në pronësi Facebook-un dhe Instagramin dhe po ashtu vendimin e Twitter.
Ish – presidentit amerikan iu bllokua llogaria në janar të vitit 2021 për shkak që kishte thyer rregullat duke nxitur dhunë.
“Duke filluar nga sot, kanali i Donald J. Trump nuk është më i kufizuar dhe mund të ngarkojë përmbajtje të reja”, u njoftua nga YouTube, raporton BBC, përcjellë Albinfo.ch.
“Ne vlerësuam me kujdes rrezikun e vazhdueshëm të dhunës në botën reale, duke balancuar mundësinë që votuesit të dëgjojnë në mënyrë të barabartë nga kandidatët kryesorë kombëtarë në prag të zgjedhjeve. Ky kanal do të vazhdojë të jetë subjekt i politikave tona, ashtu si çdo kanal tjetër në YouTube”, thuhet tutje, përcjellë Albinfo.ch.
Donald Trump ka më shumë se 2.6 milionë abonentë në YouTube, 87 milionë ndjekës në Twitter, 34 milionë në Facebook dhe 23 milionë në Instagram.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











