Lajme
Rriten shqetësimet mbi sigurinë e Tik Tok-ut
Platforma Tik Tok ka bërë që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të thelojnë e kalojnë përplasjet në tjetër nivel. Kina ka akuzuar SHBA-të për përhapje të dezinformatave për shitjen e aksioneve të filialit amerikan të kompanisë, shkruan Zëri i Amerikës.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës, SHBA po përpiqet të kufizojë ndikimin e aplikacionit. TikTok sërish hodhi poshtë pretendimet se kompania e saj mëmë kineze, ByteDance, po ndan të dhënat e përdoruesve të aplikacionit të saj me qeverinë kineze dhe se po përhapë propagandë e po dezinformon, raporton Zëri i Amerikës, përcjellë Albinfo.ch.
Ministria vazhdon tutje me akuzat ndaj SHBA-së për përhapje të dezinformatave mbi rreziqet e sigurisë nga Tik Toku. Por, a janë të vërteta këto rreziqe?
FBI-ja edhe Komisioni Federal i Komunikimeve kanë paralajmëruar se ByteDance mund të ndajë të dhënat e përdoruesve të aplikacionit TikTok me qeverinë autoritare të Kinës, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë Albinfo.ch.
Shqetësimet rreth aplikacionit TikTok u rritën në dhjetor, pasi kompania ByteDance, tha se kishte pushuar katër punonjës, të cilët kishin hyrë tek të dhënat e dy gazetarëve të “Buzzfeed News” dhe “Financial Times”, në kuadër të hetimeve të kompanisë për të gjetur burimin e një raporti të rrjedhur në lidhje me vetë kompaninë, raporton Zëri i Amerikës, përcjellë Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











