Lajme
SHBA-ja mbështet rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbështesin rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kështu ka deklaruar Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në Twitter.
“SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE-së, përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme”, thuhet në postim.
Të enjten e 16 marsit, për herë të parë është mbajtur Këshilli i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, kishte deklaruar haptazi se mirëpret drejtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Mbajtjen e këtij këshilli, Borrell tha që populli shqiptar duhet ta marrë si mesazh se BE-ja është afër tyre.
Më tej, ai ka thënë se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë rënë dakord që qeveria e Shqipërisë të tërhiqet nga projekti i pasaportës së artë.
Në një konferencë të përbashkët për media me Borrellin, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se Qeveria e tij do të presë vendimin e Gjykatës Evropiane lidhur me çështjen e “pasaportave të arta”./abcnews
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













