Kosova
Kosovë: Kaq dënohesh nëse kapesh duke pirë duhan në ambientet e mbyllura
Për personat fizik gjobat janë 50 euro, për personat përgjegjës qoftë institucion apo biznes janë 850 euro dhe për subjekte juridike fillojnë nga 3 mijë euro.
Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë vetëm ditën e djeshme kanë shqiptuar 120 masa ndëshkrimore për shkelësit e ligjit të Kontrollit të Duhanit. E kjo iniciativë për shtim të inspektimeve lidhur me zbatimin e këtij ligji erdhi pas urdhrit që dje ka dhënë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Ndërsa, vetëm vitin e kaluar nga inspektorët e AUV-it janë shqiptuar gjithsej 100 masa ndëshkimore për shkelësit e prijës së duhanit në hapësira të mbyllura.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinasirë, Lamir Thaçi tha se me të marrë urdhrin, të gjithë inspektorët janë dërguar në terren dhe po vazhdojnë inspektimet.
Ai theksoi se inspektimet kanë qenë rigoroze ndaj shkelësve të këtij ligji.
“Agjencia posa ka marrë urdhrin që të ketë inspektime të frekuencë më të shtuar për mbikëqyrjen për zbatimin e ligjit të duhanit, ne menjëherë kemi dërguar inspektorët në terren dhe këto inspektime kanë qenë tepër rigoroze dhe secili shkelës që është hasur, ai është ndëshkuar dhe vetëm ditën e kaluar ne kemi shqiptuar rreth 120 masa ndëshkimore që janë edhe me proces verbal dhe që janë lëndë që do të shkojnë pastaj edhe në gjykatë… Në vitin e kaluar janë rreth 100 duke përfshirë ato fizike dhe juridike dhe ky numër i gjobave është shqiptuar në kohën kur ne kemi pas të angazhuar inspektorët që kanë mbikëqyrë masat anti-COVID dhe ata duke shikuar zbatimin e masave anti-COVID, në të njëjtën kohë kanë shikuar edhe zbatimin e ligjit të duhanit. Dhe shumë prej këtyre janë regjistruar si dy shkelje dhe pastaj është dhënë një gjobë unike“, u shpreh ai.
Në vitin 2013 ka hyrë në fuqi ligji për Duhanin, por që ky ligj vazhdimisht nuk ka gjetur zbatueshmëri.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













