Kosova

Lugina e Preshevës kërkon të drejta sikur të serbëve në Kosovë

Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të tri komunave, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kanë bërë një deklaratë të përbashkët, në të cilën kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë të drejta të barabarta, siç parashihen për serbët në planin franko-gjerman.

Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të tri komunave, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kanë bërë një deklaratë të përbashkët, në të cilën kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, në një postim në Facebook ka thënë se nuk ka asnjë arsye që t’i mohohen standardet dhe rregullimi juridik Luginës së Preshevës, i cili i akordohet komunitetit serb në Kosovë./Albinfo.ch