Lajme
Qeveria franceze miraton reformën e pensioneve pa e kaluar në Parlament
Qeveria franceze e imponoi reformën e saj të debatuar të pensioneve pa votim në Parlament. Kryeministrja Elisabeth Borne i shpjegoi Asamblesë Kombëtare se do të përdoret neni 49.3 i Kushtetutës. Ai lejon miratimin e një ligji pa votim nga Asambleja Kombëtare. Megjithatë, qeveria duhet të kapërcejë një mocion mosbesimi të lidhur me të.
Në shenjë proteste, politikanët e opozitës kënduan himnin francez dhe brohoritën. Më pas seanca u pezullua. Në Asamblenë Kombëtare, kampi i qeverisë së Presidentit Macron nuk ka një shumicë të mjaftueshme dhe duhet të mbështetet në votat e republikanëve konservatorë. Por, si duket Macroni nuk ishte i sigurt se do ta merrte në votim mbështetjen e konservatorëve. Dhe, një dështim në votim do ta shenjonte në mënyrë të përhershme negativisht presidencën e tij. Më herët gjatë ditës, Senati e pati miratuar reformën e pensioneve.
Sipas sondazheve, rreth dy të tretat e francezëve janë kundër reformës. Gjashtë nga dhjetë francezë janë gjithashtu në favor të demonstratave të reja, edhe pas miratimit përfundimtar të tekstit. Dje, sipas Ministrisë së Brendshme, 480.000 vetë protestuan sërish kundër planeve të pensioneve. Greva sot priten edhe në hekurudha, rafineritë e naftës dhe grumbullimin e plehrave. Në Paris, tashmë janë grumbulluar male plehrash./dw
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











