Lajme
Avioni rus godet dronin amerikan
Ushtria amerikane ka njoftuar se një avion luftarak rus është përplasur me një dron pa pilot të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Detin e Zi. Sipas tyre, droni po kryente operacionet rutinë në hapësirën ndërkombëtare kur dy avionë luftarak rus tentuan ta pengonin. ““Droni ynë i llojit MQ-9 ishte duke kryer një operacion rutinë në hapësirën ndërkombëtare kur u pengua dhe u godit nga avioni rus, duke shkaktuar në rrëzimin dhe shkatërrimin e plotë të dronit MQ-9”, tha gjenerali i forcave ajrore amerikane, James Hecker, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Hecker tha se në incident u përfshin dy avionë rusë të llojit Su-27 dhe se ky veprim është joprofesional. “Incidenti ka ndodhur në orën 07:03 të së martën dhe ka detyruar ushtrinë amerikane që ta rrëzojë dronin e saj “në ujërat ndërkombëtare”, ka vazhduar tutje me sqarimet ushtaraku. Ndërkohë që ka bërë të ditur se avionët e SHBA-së do vazhdojnë operacionet në hapësirën ndërkombëtare, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, ka treguar se autoritetet amerikane do ta diskutojnë me rusët çështjen e dronit. Po ashtu edhe komandanti i lartë i NATO-s është informuar nga aleatët lidhur me incidentin mbi Detin e Zi.
Dronët MQ-9, kryesisht janë fluturake pa pilot, të dizajnuara të kryejnë fluturime të gjata dhe të bëjnë vëzhgime nga lartësi të mëdha, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











