Kosova
BE-ja e Gjermania presin marrëveshje në Ohër
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka shprehur optimizmin e saj për marrëveshje mes Kosovës e Serbisë në takimin në Ohër.
Në një takim me korrespodentët e agjencive evropiane të lajmeve ajo ka shtuar se pret nga palët të shfrytëzojnë këtë rast. “Kemi një plan të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Mendoj se ai përbën një rast për të dyja palët që ta shfrytëzojnë momentumin, sepse normalizimi është kyç për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit“, ka thënë shefja e BE-së, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjellë Albinfo.ch.
Edhe Gjermania pret marrëveshje më 18 mars mes Kosovës e Serbisë. Ambasada Gjermane në Beograd ka thënë se për hapjen e rrugëve drejt integrimeve evropiane për të dyja vendet përbën mundësi plani evropian. “Takimi i ri i nivelit të lartë në Ohër shënon një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të kësaj pengese dhe avancimit në rrugën evropiane. Që kjo të ketë sukses, të dyja palët duhet të pajtohen të zbatojnë marrëveshjen” ka thënë ambasada për Radio Evropën e Lirë, përcjellë Albinfo.ch.
Më 18 mars do të takohen në Ohër, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq për të negociuar për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









