Lajme
Cramon: Takimi në Ohër, hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, shpreson që Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë marrëveshjen për Planin Evropian në takimin në Ohër.
Në një postim në Twitter, Viola von Cramon tha se ky do të jetë një hap i madh drejt BE-së për të dy shtetet.
Viola von Cramon komentoi deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos e humbin rastin në Ohër, duke thënë se marrëveshja do të përshpejtojë integrimin euroatlantik dhe do të ofrojë një mundësi historike në rrugën e plotë drejt normalizimit dhe njohjes reciproke.
“Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet nën marrëveshje në fund të javës së ardhshme në Ohër. Do të jetë një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet”, shkroi Von Cramon.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













