Kosova
Osmani e Kurti reagojnë pas vendimit për vizat
Dje, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e ka miratuar në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo çështje tani ka mbetur të miratohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe pritet që më 1 janar 2024 vendit tonë t’i hiqet regjimi i vizave, përcjell albinfo.ch.
Këtij fakti i janë gëzuar edhe dy krerët kryesorë të shtetit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, të cilët me anë të postimeve në Twitter e kanë përshëndetur vendimin e sotëm të këtij organi të BE-së.
“Një hap më afër: I kënaqur nga vendimi unanim i Këshillit të BE-së sot në favor të udhëtimit pa viza për qytetarët tanë. Pritjes së gjatë po i vjen fundi. Mezi presim hapat përfundimtarë të Parlamentit Evropian”, shkroi kryeministri Kurti.
Këtë vendim e ka vlerësuar si shumë të merituar për qytetarët e Kosovës edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Duke i përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces i vonuar është megjithatë një fitim për qytetarët dhe vendin më të rinj të Evropës. Faleminderit të gjithë partnerëve tanë që na qëndruan pranë!”, u shpreh ajo në llogarinë e saj në Twitter.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













