Kosova
Lajcak: Takimi me Kurtin përmbushi pritjet e mia
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka folur për mediat pas takimit që ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Lajcak ka thënë se palët duhet të pajtohen edhe për Aneksin e Implementimit, përndryshe marrëveshja s’do të mund të jetë obligative.
Ai ka thënë se ka pasur një bisedë konstruktive dhe shumë të rëndësishme me kryeministrin Kurti për atë se si Kosova e sheh çështjen e implementimit dhe thotë se ky takim ka përmbushur pritjet sa i përket këtij aspekti dhe se tashmë e di shumë mirë se cilat janë pritjet e Kosovës.
”Ne duhet të pajtohemi se si duhet të implementohet. Përndryshe, nuk do të jetë obligative. Patëm një bisedë konstruktive dhe shumë të rëndësishme me Kurtin. Gjithashtu takova edhe presidenten. Qëllimi kryesor i këtij takimi është se si Kosova e sheh implementimin. Ky takim përmbushi pritjet e mia në këtë kontekst”, ka thënë Lajcak.
Ai ka treguar se për të njëjtin qëllim do të jetë edhe në Beograd.
“Do të jem edhe në Beograd të hënën dhe të martën për të parë se si Serbia e sheh këtë punë”, ka shtuar Lajcak.
Ai tutje ka thënë se shpreson që në Ohër të jenë në gjendje që të arrihet pajtim për një dokument dhe një letër.
“Pastaj shpresojmë se do të jemi në gjendje të kemi një letër, një dokument për të cilin do të pajtohemi me datën 18 në Ohër. Është e pamundur që në këtë moment të them shumë. Takimet do të vazhdojnë”, ka shtuar Lajcak.
Lajcak ka thënë se pas këtij takimi i di shumë mirë pritjet e Kosovës dhe se tashmë është koha për t’u fokusuar në finalizim.
Pasi të përfundojë hapi i finalizimit, Lajcak thotë se do të pasojë formalizimi, por që fillimisht duhet përfundohet finalizimi i një dokumenti të vetëm për të cilin palët bien dakord.
“Tani i di shumë më mirë tani pritjet e Kosovës për implementimin. Duhet të fokusohemi në finalizim. Dhe, hapi tjetër do të jetë formalizimi. Do të shkojmë atje, por një herë duhet të përfundojmë hapin e dytë. Ambicia sigurisht do të jetë të finalizojmë, të finalizojmë implementimin”, ka përfunduar Lajcak.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











