Kosova
Nuk miratohet Projektligji për fertilizimin e asistuar mjekësor
Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për të miratuar Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Për të njëjtin nuk morën pjesë në votim disa deputetë të mazhorancës, kurse abstenuan dhjetë nga ta.
Në anën tjetër u ngritën dyshime nga deputetët opozitarë edhe për çështjen e përcaktimit të gjinisë së fëmijëve me fertilizim të asistuar mjekësor, por ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i mohoi të njëjtat duke thënë se me këtë projektligj ndalohet përcaktimi i gjinisë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kjo nismë ligjore është e rëndësishme dhe e thyen status quo-në në Kosovë për fertilizimin e asistuar mjekësor.
“Siç dihet shumë shpesh, nismat e reja që prishin në një mënyrë status-qou dhe veçanërisht ato të cilat vendosin ose synojnë të vendosin rregull dhe të hapin atë fushë për më shumë përfitues pasohen shpesh edhe nga kritika dhe sulme të pabaza. Nuk është se nuk presim të tilla në vendin tonë dhe veçanërisht në një fushë specifike… Dua të theksoj se paralel me këtë nismë ligjore ne kemi bërë gati edhe fillimin e IVF në SSHKUK, përveç shpenzimeve të këtij lloji nuk janë të pakta rastet kur qytetarët janë përballur edhe me situata shumë komplekse si në rastin e embrioneve kur organet e rendit kishin kryer procedurat jashtë standardit”, tha ai.
Në debat u përfshi edhe deputeti i LVV-së, Eman Rrahamni, i cili e kundërshtoi këtë Projektligj pasi tha se cenon vlerën e familjes.
Përveç Rrahmanit, përmes mospjesëmarrjes në votim këtë projektligj e kundërshtoi edhe deputeti tjetër i LVV-së, Gramos Agushi, duke thënë se e përcakton vetëm Zoti dhe askush tjetër.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











