Muzikë
Anda Kryeziu shfaq në Bazel premierën e operës së saj, “Persona”
Premiera e operës së Anda Kryeziut është shfaqur më 4 mars në Bazel. Opera bazohet mbi filmin me të njëjtin titull, të regjisorit të madh, Ingmar Bergmann.
Në programin aktual të shfaqjeve të Shtëpisë së Teatrit Muzikor Gare du Nord, Bazel, më saktë, në shfaqjen operistike me titullin “Persona” mund të lexohet kjo: Kompozitore e operës “Persona”: Anda Kryeziu. Shfaqja jepet në kuadrin e “Operës së dhomës” (kamertale) dhe është produksion i tearit të Operës, të Bazelit, njofton albinf.ch.
Deri më sot nga Kosova dhe Shqipëria ka pasur një numër këngëtarësh të operës që kanë bërë emër në shtëpitë operistike botërore, por që një vepër e një shqiptari/shqiptareje të shfaqet në një skenë opere, kjo është diçka fare e re. Premierë. Dhe, pikërisht premiera e operës së Anda Kryeziut “Persona” është shfaqur të shtunën që shkoi, më 4 mars. Kjo shfaqje bazohet mbi filmin me të njëjtin titull, të regjisorit të madh suedez, Ingmar Bergmann.
Anda Kryeziu, gjatë përgatitjeve për premierën
Por, cila është rruga krijuese e kompozitores së re?
Anda Kryeziu është një kompozitore e re nga Kosova, e lindur në vitin 1993. Ajo ka studiuar për piano në Universitetin e Arteve të Bernës dhe në Universitetin e Arteve të Lucernit. Më vonë Anda ka përfunduar masterin në piano me Konstantin Lifschitz dhe kompozim me Dieter Ammann. Pasojnë studimet e saj për kompozicion midis Bazelit dhe Berlinit me Caspar Johannes Walter dhe në Universitetin e Arteve të Berlinit me Daniel Ott.
Është fituese e çmimit të parë të Konkursit të Kompozitorëve Ballkanik të vitit 2019 dhe e bursës së Aleancës së Arteve Bashkëkohore të Berlinit dhe e Akademie Musiktheater Heute der Deutschen Bank Stiftung.
Tani, për operën “Persona” që pati premierën e saj më 4 mars dhe po shfaqet këto ditë në Bazel
Në vitin 1966, Ingmar Bergman bëri filmin tronditës dhe të parezistueshëm “Persona” – një moment historik në historinë e filmit, transmeton albinfo.ch. Fytyrat me kontrast të lartë të Liv Ullmann (këtu Elisabet) dhe Bibi Andersson (Alma) janë bërë ikona të thrillerëve psikologjikë modernë…, shkruan veç tjetrash gazeta Basler Zeitung duke prezantuar premierën.
“Persona” tani quhet edhe opera e dhomës për dy aktore (plus një fëmijë) dhe katër muzikantë, e cila u kompozua nga kompozitorja kosovare Anda Kryeziu. Shfaqja është realizuar si vepër e Teatrit Basel ndërsa premierën e saj e pati të shtunën në Gare du Nord (Bazel). Një vend që ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen gjatë 22 vjetëve të fundit me produksionet e veta teatrore muzikore dhe tashmë për herë të parë “i vihet në krah” Teatrit Basel, transmeton albinfo.ch. Nëse kjo do të thotë dorëzim i sovranitetit të vet programor, mbetet për t’u parë në të ardhmen.
Anda Kryeziu dhe regjisorja Caterina Cianfarini i kanë qëndruar në masë të madhe modelit filmik, ndonëse sigurisht që pamjet e jashtme veçanërisht mbresëlënëse në film, nuk janë pjesë e shfaqjes,.
Muzika – një rrymë akustike elektronike e zhurmshme me thekse të mprehta nga violonçeli, kontrabasi dhe bateritë – mundëson një lloj tjetër dinamike, të bazuar tërësisht në tingull. Por në fund dy femrat protaginiste, një artiste dhe një infermiere, reflektohen tërësisht tek njëra-tjetra. Pjesa tjetër është një zhurmë polifonike dhe jehona në dhomë. Drita shuhet ngadalë. Pas 75 minutash, mbyllet sipari mbi një pjesë të re, të pagabueshme të teatrit muzikor, e cila mori duartrokitje të mëdha pas premierës të së shtunës”, shkruan veç tjerash gazeta zvicerane.
Sërish për Andën. Në vitin 2011 ajo kishte marrë një bursë nga Shoqata e Orkestrës së Bazelit. Si interpretuese, Anda Kryeziu ndër të tjera ka performuar në Kosovë, Gjermani, Portugali, Islandë dhe Francë. Muzika e Kryeziut është realizuar nga ansamble të ndryshme duke përfshirë: KNM Berlin, Asamisimasa (Oslo), “Soyuz21” (Zvicër), Ansambli Phoenix Basel, Oerknal (Holandë) etj. dhe në festivalet në vijim; “Mostra Sonora” – Sueca – Spanjë; “Aufwind” – Vjenë; “Ditët e Muzikës së Re – Lucern (2015 & 2016); “DAM Festival” Prishtinë; “Easy via Linz” – Linz.
(Fotot: Screenshot nga video e publikuar nga Theter Baasel)
Teatri: Gare du Nord, Bazel. Shfaqjet e radhës 7, 15, 16, 17 Mars 2023. Biletat në www.theater-basel.ch.
E-Diaspora
-
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” Diaspora shqiptare zhvilloi të mërkurën në mbrëmje protestën e katërt me radhë në Gjenevë, duke vazhduar... -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026 -
Pranvera Hyseni solli nga SHBA një teleskop dhe e dhuroi në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve
Jeta në Austri
-
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena Shoqata Austriake për Mbrojtjen e Kafshëve i ka dorëzuar kryetarit të bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig,... -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë















