Lajme
Kompania gjermane dëshiron të hapë një fabrikë tankesh në Ukrainë
"Panther" konsiderohet si një nga tanket më moderne në botë, që prodhohet nga koncerni gjerman Rheinmetall
Mediat gjermane raportojnë se prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall po negocion me autoritetet në Kiev për hapjen e një fabrike për prodhimin e tankeve në Ukrainë. Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Armin Papperger, tha se bisedimet me Ukrainën janë “premtuese” dhe se shpreson që një vendim do të merret së shpejti, “në dy muajt e ardhshëm”, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se fabrika e Rheinmetall mund të ndërtohet në Ukrainë me kosto prej rreth 200 milionë euro”, tha Papperger, duke shtuar se një fabrikë e tillë do të jetë në gjendje të prodhojë deri në 400 tanke të tipit Panter në vit.
Kreu i Rheinmetall është i bindur se fabrika në Ukrainë mund të mbrohet edhe nga sulmet ajrore ruse, sepse një fabrikë e tillë mund të jetë edhe objektiv i sulmeve ruse me raketa.
Koncerni Rheinmetall po negocion me autoritetet në Kiev për hapjen e një fabrike për prodhimin e tankeve në Ukrainë
Papperger pretendon se aleatët e Kievit aktualisht po dërgojnë armë të mjaftueshme për të mbrojtur Ukrainën. Por kjo sasi armësh nuk është e mjaftueshme që Ukraina të rimarrë territoret e saj të okupuara nga Rusia. Sipas tij, Ukrainës i duhen nga 600 deri në 800 tanke për të fituar luftën. Edhe nëse Bundeswehr-i (ushtria gjermane) do t’i jepte Kievit të gjitha 300 tanket që ka në dispozicion, nuk do të mjaftonte për të fituar këtë luftë, vlerësoi Paperger dhe shtoi se koncerni Rheinmetall është duke punuar me kapacitet të plotë për të plotësuar kërkesat.
“Lufta ka të ngjarë të zgjasë me vite”, theksoi Papperger.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dekaloi së fundi se Berlini vazhdon të zgjerojë ndihmën e tij ushtarake për Kievin. Si shembull, ai përmendi vendimin për të furnizuar Ukrainën me mjete luftarake të këmbësorisë Marder, me tanket luftarake Leopard 1 dhe Leopard 2, si dhe me pajisje të tjera të domosdoshme për luftë.
Aktualisht, ushtarët ukrainas po vazhdojnë stërvitjen për përdorimin e tankut “Leopard 2”. Berlini do të dërgojë gjithsej 18 tanke të tilla në Kiev. Siç është raportuar më parë, shuma e ndihmës që Gjermania i ka ofruar ose i ka garantuar Ukrainës, që nga shkurti i vitit 2022, është mbi 14 miliardë euro. Në këtë shumë nuk janë të përfshira vetëm ndihmat ushtarake, por edhe ndihmat humanitare dhe financiare. /DW
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












