Shqipëria
Shqipëria, me nivelin më të lartë të “largimit të trurit” në rajon dhe Evropë
Të parët në rajon dhe Evropë dhe pjesë e listës me 10 shtetet me nivelin më të lartë të “largimit të trurit” në botë. Në këto nivele pozicionohet Shqipëria në “Indeksin e Ikjes së Njerëzve dhe Largimit të Trurit”, të kryer nga forumi “Ekonomia Globale”.
Sipas të dhënave për harkun e viteve 2007-2022, Shqipëria ka një indeks largimi në nivelin 8.3 nga 10 që është maksimumi, ndërkohë që mesatarja botërore është 5.21, ndërsa ajo evropiane vetëm 3.66.
“Shqipëria ka tejkaluar normat e lëvizjes edhe me Sirinë apo Afganistanin që janë vende në luftë. Madje edhe me Ukrainën që supozohet të ketë nivele më të larta. Të vetmet vende me të cilat Shqipëria renditet më mirë janë Mikronezia apo ca ishuj, popullsia e të cilëve nuk mund të shërbejë as për statistikë”, thotë për A2 CNN Mikel Qafa, pedagog, ekspert për ekonominë.
Shqipëria ka një normë largimi të të diplomuarve ndjeshëm më të lartë edhe se vendet e tjera të rajonit. Bosnjë e Hercegovina ka normën më të lartë të “largimit të trurit” pas Shqipërisë në nivelin 6.8, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 6.6, Serbia 6 dhe Mali i Zi vetëm 4.9.
Po pse të rinjtë shqiptarë e kanë dëshirën më të madhe për t’u larguar se bashkëmoshatarët e tyre në shtetet fqinje? “Duhet të kuptojë që ata qytetarë të arsimuar që largohen nga Shqipëria nuk largohen vetëm për arsye ekonomike. Burokracitë, korrupsioni, pamundësia për të zhvilluar karrierën, janë disa arsye të qenësishme”, thotë Qafa.
Dhe sigurisht që tkurrja e popullsisë ka një çmim jo vetëm ekonomik. “Së pari është ulja e të ardhurave të shtetit pasi forca punëtore që po largohet është ajo me produktivitetin më të lartë. Së dyti, ulet përfaqësimi rinor në politik dhe institucione dhe siç e dimë të rinjtë janë lokomotiva e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. Në mungesë të tyre, e ardhmja kërcënohet ndjeshëm”.
Jo vetëm hartimi i politikave apo strategjive, por zbatimi i tyre vlerësohet nga ekspertë të fushës, si mënyra e vetme për të ndalur rrjedhjen e trurit që nuk po ka të ndalur./Telegrafi
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










