Kosova
Rifat Jashari ua jep një mesazh deputetëve të Kosovës
Nën duartrokitje të gjata e me nderim të thellë, është pritur Rifat Jashari në Kuvendin e Kosovës.
Me një modesti e urtësi si rrallëkush, përfaqësuesi i familjes, e cila dha gjithçka për Kosovën, mori fjalën për t’iu drejtuar deputetëve të Kosovës.
Shkurt, por me mesazh të qartë, Jashari bëri thirrje për unitet të spektrit politik, sidomos për çështjen e hapur me Serbinë.
“Këtu është Kuvendi, ku merren vendimet për të ardhmen e shtetit, ju kisha preferuar ta kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara, të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia, e tani kemi kohë të merremi me tjerët”, tha Jashari.
Ai tutje përmendi ata që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Sot jemi bashku në 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, i përshëndes edhe ambasadorët. Duke e falënderuar SHBA-në, shtetet e mike tona, e ju ushtarët tanë. Falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, veteranët, invalidët, familjarët e personave të zhdukur, lavdi e nder për të gjithë ata që ranë”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













