Lajme
Ky shtet do të asgjësojë 2.8 milionë doza vaksinash kundër COVID-19
Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë njoftoi se për shkak të mungesës së kërkesës, është shtuar numri i vaksinave kundër COVID-19 në depotë e vendit dhe se asgjësimi i vaksinave të skaduara është i pashmangshëm.
Ai tha se për shkak të interesimit të ulët të qytetarëve për vaksinimin, ata mbyllën repartet e vaksinimit në spitalet kryesore në vend, të cilat pothuajse askush nuk i viziton më.
Medzhidiev shtoi më tej se pas asgjësimit të 2 milionë dozave të vaksinës, afati i së cilave kishte skaduar vitin e kaluar, këtë vit do të skadojë edhe afati për 2.8 milionë doza.
Ministria e Shëndetësisë tha se vendi duhet të importojë 8 milionë vaksina të tjera deri në fund të këtij viti, në varësi të politikës së koordinuar të Bashkimit Evropian (BE) në luftën kundër COVID-19.
Një pjesë e këtij importi të kontraktuar është paguar paraprakisht. Medzhidiev tha se importi i këtyre vaksinave është “shpenzim i panevojshëm”.
Bullgaria është ndër vendet me shkallën më të ulët të vaksinimit kundër COVID-19 në BE. Si pasojë e infeksionit me koronavirus në vend kanë humbur jetën rreth 39 mijë persona.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











