Shqipëria
Shqipëria përballë nevojës për burime të reja energjetike
Në Shqipëri, shpallja dy vjet më parë e emergjencës në sektorin e energjisë dhe kriza energjetike në Europë, shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë, kanë nxitur nevojën e shfrytëzimit të burimeve të reja energjetike.
“Situata çdo vit është në një kurbë që zvogëlohet prodhimi i energjisë në verë dhe rritet shumë në periudhën e reshjeve. Dhe kjo është logjike. Disa herë është i lartë, kur viti është i lagësht, dhe disa herë është shumë i ulët. Por, në mesatare ne arrijmë të sigurojmë të paktën 80% të nevojave. Në momentin kur reshjet shfaqen, ne prodhojmë dhe hidrocentralet zbrazen për shkak të rritjes së konsumit”, thotë eksperti i energjisë, Gjergj Simaku.
Kjo, thotë eksperti Simaku, ka bërë që Shqipëria të ekspozohet thuajse çdo vit në importin e energjisë gjatë periudhës së verës, kur edhe çmimet e energjisë në tregun rajonal dhe ndërkombëtar janë më të larta.
Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar prodhimi i energjisë elektrike shënoi një rënie prej 21.9% krahasuar me një vit më parë, ndërsa importi bruto i energjisë u rrit me 35.1%. Në këto kushte, është i domosdoshëm diversifikimi me shpejtësi i burimeve të energjisë për të mbuluar konsumin vendas të energjisë jo vetëm nga burimet ujore, por edhe nga energjia e rinovueshme e përfituar nga dielli dhe era.
“Sistemat fotovoltaike duhet të kenë një prodhim të barabartë me ato hidrike në mënyrë që Shqipëria, në mënyrë të vazhdueshme, të ketë energji dhe të rrisë sigurinë e furnizimit me energji. Nëse do të kishim të instaluara të paktën 3 GW, ose 3 mijë MW centrale fotovoltaikë, sado të vogla apo të mëdha që të jenë ato, ne sot do të ishim në kushte jashtëzakonisht të mira”, thotë eksperti i energjisë, Gjergj Simaku.
Sipas INSTAT, në Shqipëri vetëm 0,7 % i prodhimit neto të energjisë elektrike u prodhua në vitin 2022 nga impiantet fotovoltaike, tregues ky ende mjaft i ulët. Sistemet fotovoltaike, sipas ekspertit Simaku, duhet të kenë një prodhim të barabartë me atë të prodhuar nga hidrocentralet e mëdhenj dhe të vegjël, për të rritur sigurinë e prodhimit dhe furnizimit gjithëvjetor me energji.
Për drejtuesin e Qendrës Burimore Mjedisore, Mihallaq Qirjo, nevoja e diversifikimit të burimeve energjetike dhe përshtatja me direktivat e BE-së është pjesë e përmirësimeve ligjore në projektligjin “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”.
“Vendi, këto kohë, po kalon në disa rregullime ligjore të rëndësishme. Është në diskutim projektligji për prodhimin e energjive të rinovueshme. Akoma nuk ka kaluar në parlament, po është në diskutim publik. Gjithashtu, vitin e shkuar pati një sërë nismash mbështetëse ekonomike për aktorët që janë të interesuar për të instaluar panele diellore, sepse janë energji të cilat jo vetëm ndotin më pak mjedisin, por sjellin edhe përfitim ekonomik”, thotë drejtuesi i Qendrës Burimore Mjedisore, Mihallaq Qirjo.
Në përpjekje për të nxitur prodhimin e energjisë nga impiantet fotovoltaikë, Agjencia e Efiçencës së Energjisë po mbështet 2000 familje me 70 % të vlerës së instalimit të impianteve diellore për ngrohjen e ujit. Ndërkohë, sipas Ministrisë së Energjetikës, në vitin 2022 janë miratuar 7 projekte fotovoltaike në sektorin privat të energjisë, ndërsa 55 të tjera janë në trajtim. Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar se, deri në vitin 2030 Shqipëria synon të përmbushë 30 për qind të nevojave nga impiantet fotovoltaikë, një objektiv ky i vështirë për t’u realizua./VOA
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











