Shqipëria
Ulet me 9.2% konsumi i energjisë në Shqipëri

Qytetarët janë treguar më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremuajt e fundit të vitit të 2022 familjet shqiptare kanë konsumuar më pak energji elektrike. Ndikim duket se kanë dhënë disa faktorë, midis të cilëve thirrjet për kursim nga institucionet si dhe njoftimi për aplikimin e një fashë në bazë të cilës do të paguhej më tepër. Aplikimi i fashës u paralajmërua në tetor-dhjetor, ku çdo kilovat/orë do të paguhej me 42 lekë, por edhe pse nuk u zbatua, shërbeu si një mekanizëm nxitjeje në uljen e konsumit.
Temperaturat e larta gjatë mujave të fundit të 2022 kanë bërë gjithashtu që energjia të mos përdoret për ngrohje.
Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022 përdorimi nga konsumatorët familjarë u ul me 9,2 % . Ndërkohë përgjatë gjithë vitit 2022 konsumi i energjisë elektrike nga qytetarët ka qenë 0.5% më e ulët ose rreth 15 gigavatorë në pak.
Edhe bizneset kanë konsumuar më pak energji elektrike. Në periudhën tetor-nëntor-dhjetor, sipas INSTAT, përdorimi nga konsumatorët jofamiljarë u ul me 21 % .
Prodhimi vendas i energjisë elektrike arriti vlerën 1.969 GWh nga 1.588 GWh energji të prodhuar në tremujorin e katërt të vitit 2021, duke shënuar një rritje të prodhimit me 24,0 %.
Viti 2022 ishte shumë i vështirë për sektorin e energjisë elektrike pasi në tregjet ndërkombëtare çmimet arritën pikun duke u shitur me gati 1 mijë euro për megavatorë për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë.
Tashmë situata është stabilizuar në tregjet ndërkombëtare ,ndërkohë që edhe prodhimi vendas është përmirësuar për shkak të reshjeve të rëna gjatë muajve të parë të këtij viti./abcnews.al
E-Diaspora
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan Nga Kosova në garë për Kongresin Amerikan, Diamant Hysenaj sfidon një nga figurat më të njohura...
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060 Sipas parashikimit më të fundit të OECD-së, popullsia në moshë pune e Austrisë pritet të tkurret...
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €