Shqipëria
Tri qytetet më të shtrenjta në botë për të blerë një shtëpi
Veçohet se në Romë, Mynih dhe Londër, një familjeje i duhen rreth 16 vjet të bëhet pronare e një shtëpie. Në qytetet si Vjena apo Madridi, i duhen 11,1 deri 11,3 vjet.
Sipas të dhënave të Numbeo për renditjen e 23 qyteteve të përzgjedhura nga “Monitor” për treguesin e përballueshmerisë për blerjen e një apartamenti, Tirana ka çmimet më të shtrenjta pas kryeqytetit të Serbisë dhe Parisit.
Sipas këtij indeksi, në Tiranë duhen 18,7 vjet të ardhura për të blerë një banesë, ndërsa në Budapest duhen 14,8 vjet, në Zyrih 12 vjet, në Vjenë, 11.1 vjet, në Amsterdam 9.5 vjet dhe në Bruksel, 6.5 vjet. Për qytete si Majami në SHBA duhen 5.3 vjet dhe për të blerë një shtëpi në Dubai, 3.7 vjet.
Në Tiranë, një apartament me sipërfaqe 100 m² në afërsi të qendrës nis me vlerë nga 100,000 euro.
Për shkak të të ardhurave të ulëta, një familje shqiptare i duhet më tepër vite për t’u bërë pronar i një shtëpie, krahasuar me qytetet kryesore europiane.
Më i shtrenjti në rajon është Serbia, ku duhen 20 vjet për t’u bërë pronar shtëpie. Në rajon, qyteti ku familjeve u duhet më pak vite të ardhura për të blerë një apartament është Zagrebi dhe Shkupi.
E-Diaspora
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë











