Lajme
Paralajmërohen tërmete tjera në Turqi, njerëzit nisin të zhvendosen nga Stambolli
Turqia po përjeton një nga fatkeqësitë më të mëdha të tërmeteve në historinë e saj. Frika prej tyre është e madhe, jo vetëm në qytetet e rrafshuara, por edhe në Stamboll. Që prej momentit të paralajmërimeve të ekspertëve se një tërmet i mundshëm i Marmarasë, do të prekë rreth 20 milionë njerëz në Stamboll, qytetarët kanë nisur të zhvendosen në vende të tjera. Kudo ndjehet paniku dhe frika e madhe. Midis tyre, njerëzit kujtojnë vargjet e një kënge të vjetër turke: “Le të ikim nga këtu. Po ku?”
Sipas Hartës zyrtare të Rrezikut të Tërmeteve në Turqi, përgatitur nga AFAD, provincat që janë në zonën e tërmetit të shkallës 4 ose 5, pra “rrezik të ulët tërmeti” janë: Kırklareli, Edirne (përveç Gjirit të Sarozit), Bartın, Zonguldak dhe Kastamonu,transmeton cnn përcjell albnfo.ch.
“Gjatë periudhës së pandemisë, kishte nga ata që kërkonin një shtëpi private, por shumë pak blenë në të vërtetë. Ndërsa së fundmi, ka pasur një kërkesë të madhe. Kırklareli është një nga provincat më pak të prekura nga tërmetet, ndaj dëshira për të blerë aty është shumë e madhe. Njerëzit po kërkojnë një tokë të veçuar, ku mund të ndërtojnë një shtëpi parafabrikat në vend të një rezidence. Për momentin, nuk ka rritje të çmimit të tokës. Sidomos në fshatra, çmimi vazhdon i njëjtë, kushton 1000 lira për metër katror, afërisht 50 euro.”, tha Ümit İkizlerli, President i Shoqatës së Konsulentëve të Pasurive të Paluajtshme Kırklareli.
Qyteti i Edirnesë gjithashtu ka pasur rritje të kërkesave nga qytetarët që kërkojnë të blejnë ose të marrin me qira një shtëpi. E njëjta tendencë po vihet re edhe në periferitë e Edirnesë, por vështirësia në këto vende është se ato ndodhen larg qendrave urbane, nuk kanë infrastrukturën e duhur, nuk kanë rrugë, madje as dyqane apo banka.
Ata që kanë vendosur të blejnë toka në një nga zonat e sigurta, po kërkojnë të ndërtojnë një shtëpi parafabrikat. Por, çmimet krahasuar me ato para tërmetit, u rritën me 20-30 për qind. Çmimet e banesave të vogla fillojnë nga 500-600 mijë lira (25-35 mijë euro), ndërsa një shtëpi parafabrikat 40 metra katrorë kushton nga 100-150 mijë lira.
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena











