Integrimi
Komuna që refuzoi Artinën, kishte refuzuar më parë edhe Mërgimin
Çdo kërkesë e dytë për natyralizim në komunën e Oberriet SG refuzohet, përfshirë atë të Mergim Ahmetit dhe, së fundi, të Artina Ahmetit
Artikulli i publikuar dje në srf.ch mbi refuzimin e pasaportës zvicerane nga komuna Oberriet (SG) vajzës me prejardhje nga Kosova, Artina Ahmeti, (që e kishte edhe albinfo.ch) ka bërë jehonë edhe në mediat tjera. Kështu, portali nau.ch ka bërë një paralele mes këtij refuzimi dhe një tjetri, të bërë pak vite më parë, po ashtu daj një shqiptari, gjegjësisht ndaj Mërgim Ahmetit.
Çdo kërkesë e dytë për natyralizim në komunën e Oberriet SG refuzohet, përfshirë atë të Mergim Ahmetit dhe, së fundi, të Artina Ahmetit. Edhe pse ka lindur këtu, kosovarit i është dashur të luftojë për pasaportën zvicerane për tre vjet.
Sepse: Gjatë intervistës së parë katër vjet më parë, ai nuk kishte mundur t’i përmendte kafenetë e fshatit – dhe kishte dështuar.
Më vonë, në retrospektivë, ai mendon se pyetja ishte e pajustifikuar, transmeton albinfo.ch. Si adoleshent, ai do të shkonte më me dëshirë në “bare më moderne” dhe jo në lokalet e fshatit, kishte shpjeguar ai për SRF.
Mergimi, tashmë i natyralizuar e ka përpunuar zhgënjimin e tij me autoritetet në një këngë rap. Një vit më parë ai postoi një klip në lidhje me të në YouTube.
Tani, edhe Artina…
Mergimi nuk është aspak përjashtim, siç tregon artikulli SRF-Rundschau. “Çfarë do të bënit nëse babai juaj do të sillte në shtëpi një të huaj dhe ju duhet të martoheni me të?” Kështu është pyetur Artina Ahmeti nga kryetari i komunës, Rolf Huber, gjatë procesit të natyralizimit në Oberriet SG.
Ajo nuk do të martohej me të, i është përgjigjur Artina. Ndërsa Huber më pas e kishte pyetur nëse ajo me të vërtetë do të ishte një vajzë kaq “e pafytyrë” sa të refuzonte dëshirën e babait të saj, trasnmeton albinfo.ch. Një aludim për martesë të detyruar – një paragjykim, siç thotë Artina.
Pas bisedës ajo ishte “jashtëzakonisht e dëshpëruar”. “Nga pyetjet e kam vënë re se biseda nuk kishte fare të bëjë me njohjen me mua. Ata, thjesht, nuk donin fare të më natyralizonin”, shpjegon Artina.
Komuna Oberriet SG jep sinjal tëgabuar
Kërkesa e saj u refuzua me argumentin familja e saj nuk ishte e integruar sa duhet. Vetëm pesë vjet më vonë ajo guxoi të aplikonte sërish për natyralizim. Herën e dytë të resë kosovare iu bënë sërish pyetje “të padrejta”.
Megjithatë, kryebashkiaku Rolf Huber mbrohet nga çdo akuzë. “Nuk është qëllimi ynë që të diskriminojmë të huajt në procesin e natyralizimit,” pohon Huber.
Kantoni tashmë e ka qortuar disa herë kryebashkiakun
Kryetari i komisionit të natyralizimit tashmë është qortuar disa herë nga autoritetet kantonale. Gjykata i ka përshkruar pyetjet e tij si delikate, përcjell albinfo.ch. Ai nuk duhet të kërkojë më shumë nga aplikantët për natyralizim se sa kërkohet nga një banor mesatar zviceran në komunën e tij.
Sondazhi i rrugës i bërë nga “Rundschau” tregon se disa nga banorët e Oberriet nuk mund t’u përgjigjen as pyetjeve të Huber. Sipas një banori, të huajt nuk duhet domosdoshmërisht të jenë në gjendje t’u përgjigjen pyetjeve të tilla. Më e rëndësishme është se sa kohë ke jetuar në Zvicër dhe sa je qytetar korrekt thotë një banor i fshatit.
(Fotot: Screenshot nga srf.ch)
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4












