Lajme
Shkaku i aksidentit tragjik në Greqi
Dy trenat janë përplasur ballë për ballë.
Raportohen 40 të vdekur në zonën Tempes në Greqi, aksident i shkaktuar nga një përplasje e rëndë mes trenit të pasagjerëve dhe atij të mallrave, sipas informacioneve të para, dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor, përcjell albinfo.ch.
“Protothema” shkruan se pavarësisht qindra milionëve të shpenzuara gjatë 30 vjetëve të fundit në hekurudhën greke, mungesa e sistemeve moderne të sinjalizimit dhe telekomandimit në të gjithë gjatësinë e aksit hekurudhor Athinë-Selanik vazhdon të bllokojë hekurudhën greke.
Edhe pse, siç shkruan media greke, është herët për të hedhur dritë të plotë mbi aspektet e tragjedisë, të dhënat e para tregojnë se dy trenat janë përplasur ballë për ballë.
Raportohet se mjeshtri i stacionit në Larisa nuk ka rrotulluar çelësat, përmes të cilëve rregullohet mekanikisht kalimi i trenave në kryqëzimet, duke i dërguar dy trenat në të njëjtën linjë.
Duke folur për mediat vendase, presidenti i makinistëve të OSE-së, Kostas Genidounias, ka thënë se nëse do të kishte funksionuar sinjalizimi me dritë, tragjedia mund të ishte shmangur.
“Ndodhi që ne kemi bërë thirrje vitet e fundit pasi sistemet elektronike nuk funksionojnë dhe gjithçka bëhet manualisht në aksin Athinë-Selanik. Nëse dritat do të funksiononin, shoferët do të shihnin sinjalet e kuqe dhe do të ndalonin”, ka thënë ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












