Shqipëria
Nënshkruhen marrëveshjet Shqipëri-Mali i Zi
Ministrat e Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë nënshkruar në përfundim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve.
Marrëveshjet i hapin rrugë ndërtimit të një dogane të re në Shën Nikollë-Pulaj dhe një ure mbi lumin e Bunës që do të afrojë dy vendet.
Këto janë 2 prej 9 marrëveshjeve që u firmosën nga kryeministri Rama dhe Abazoviç.
Marrëveshjet e tjera u nënshkruan nga ministrat respektivë, ku përfshihen memorandume në fushën e energjsë, mbrojtjes, peshkimit, bujqësisë, arsimit, sportit e kulturës.
Fqinjësia e mirë me Malin e Zi është bërë shkas që edhe më herët të bashkëpunohet për ndërtimin e infrastrukturës në rrugë, hekurudhë, mbrojtjen e gjuhës shqipe apo njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.
Me gjithë raportet e ngushta, Mali i Zi nuk e ka përqafuar ende nismën e Ballkanit të Hapur, ku palë janë bërë deri më tani Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










