Lajme
Britania dhe BE-ja zhvillojnë bisedime finale për marrëveshjen pas Brexit-it
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, dhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të zhvillojnë “bisedime finale” për një marrëveshje të re – pas Brexitit – për Irlandën Veriore, përcjell albinfo.ch.
Ata do të takohen në mesditën e së hënës për të diskutuar “sfida komplekse”, kanë thënë zyrtarë të zyrës së Sunakut.
Mbretëria e Bashkuar dëshiron të ndryshojë marrëveshjen aktuale – e cila parasheh kontrollimin e disa mallrave kur ato hyjnë në Irlandën Veriore nga pjesë të tjera të Britanisë së Madhe.
Një marrëveshje e re është duke u pritur tash e disa ditë.
Zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab, ka thënë më herët se Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian janë shumë afër marrëveshjes dhe që blloku evropian i ka tejkaluar disa çështje.
Zyrtarët britanikë kanë thënë se deri më tani janë zhvilluar “qindra orë bisedime” dhe se është arritur “përparim konstruktiv”.
Marrëveshja e ashtuquajtur, Protokolli i Irlandës Veriore, është nënshkruar nën udhëheqësinë e ish-kryeministrit britanik, Boris Johnson, teksa Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian.
Sipas marrëveshjes, Irlanda Veriore ka vazhduar të ndjekë disa ligje të BE-së, ashtu që mallrat të mund të transportohen lirshëm në kufirin e Republikës së Irlandës, pa kontrolle.
Mirëpo mallrat që nisen nga Anglia, Skocia dhe Uellsi kontrollohen kur të arrijnë në portet e Irlandës Veriore.
Kritikët besojnë se një marrëveshje e tillë zvogëlon pozicionin shtetëror brenda Mbretërisë së Bashkuar, si dhe aftësinë për të kryer tregti.
Britania është larguar nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit 2020, pas një referendumi kundër anëtarësisë në këtë bllok.
Ajo ka qenë pjesë e bllokut evropian prej 1 janarit të vitit 1973.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












