Shqipëria
Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në botë
Në bazë të çmimeve, Shqipëria ka rezultuar vendi më çmimin më të lartë në botë jo vetëm për naftën, por edhe për benzinën, ka treguar një studim, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se nga studimi i bërë nga Reddit (uebsajt amerikan për grumbullimin e lajmeve sociale, vlerësimin e përmbajtjes dhe diskutimin) ka dalë se vendi ynë kryeson në gjithë botën me 26.59 për qind.
Reedit e ka sjellë këtë grafik, duke u bazuar te të dhënat nga Numbeo dhe Trading Economics.
Studiuesit kanë marrë parasysh raportin midis pagës mesatare mujore dhe sa kushton për të mbushur sebratorin e makinës prej 60 litrash plot.
Shqipëria është pasuar nga Pakistani, Filipinet dhe Gana. Ndërkohë vendet të cilat janë renditur me çmimet më të ulëta në krahasim me rrogën mujore kanë rezultuar Venezuela, SHBA-ja, Australia, gjithashtu dhe Kanada-ja.
Çmimet e karburanteve kanë parë një rritje shumë të lartë jo vetëm në vendin tonë, por në gjithë botën që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, por me sa duket vendi ynë kryeson listën në gjithë botën.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













