Lajme
Vdekja e emigrantëve në Itali, Ursula von der Leyen thirrje për reformë
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për progres në reformën e bllokuar të Bashkimit Evropian për azil, pas raportimeve për vdekjen e mbi 40 emigrantëve në Itali.
Von der Leyen ka thënë se vdekjet e raportuara në orët e hershme të së dielës janë tragjedi që e kanë lënë atë “thellësisht të pikëlluar”.
Varka e mbingarkuar, me më shumë se 120 emigrantë, është përmbytur në rajonin e Kalabrisë, në jug të Italisë. Rreth 80 persona kanë shpëtuar.
“Ne duhet të dyfishojnë përpjekjet tona për Paktin e Migrimit dhe Azilit, dhe planin e veprimit për qendrën e Mesdheut”, ka thënë ajo.
Një numër i madh i emigrantëve – që i ikin konfliktit dhe varfërisë – e marrin rrugën nga Afrika për në Itali, çdo vit.
Ende është e paqartë kombësia e viktimave, mirëpo agjencitë lokale kanë raportuar se emigrantët janë nisur nga Irani, Iraku, Siria, Afganistani, Pakistani dhe Somalia.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












