Lajme
Pas institucioneve evropiane, një shtet i BE-së synon të ndalojë TikTok-un për administratën shtetërore
Ministri i Administratës Publike në Itali tha gjatë një interviste se do të vendosin shpejt për heqjen e aplikacionit Tik Tok nga celularët e të gjithë punonjësve të administratës publike.
Ai u shpreh se po analizojnë rreziqet reale për sigurinë kombëtare. Aplikacioni kinez Tik Tok është vënë në qendër të dyshimeve si në Bruksel ashtu edhe në Uashington.
Ultimatumi që vjen nga Brukseli mund të kthehet në rregull edhe në Itali. Pas kërkesës zyrtare të Komisionit të BE-së drejtuar punonjësve të saj për të çinstaluar aplikacionin TikTok nga telefonat e tyre celularë “për të mbrojtur të dhënat tona” , sipas asaj që ishte parashikuar nga gazeta Repubblica, qeveria italiane nga ana e saj do të ishte gati të hapte një hetim për aplikacionin TikTok, transmeton tch përcjell albinfo.ch.
Ndër opsionet në diskutim është bllokimi i aplikacionit kinez në të gjitha pajisjet e punonjësve të shtetit.
Ditët e fundit, Komisioni Evropian u kishte kërkuar punonjësve të tij që të çinstalonin aplikacionin nga telefonat e tyre celularë deri më 15 mars, duke përmendur “shqetësimet për sigurinë” e të dhënave.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











