Lajme
Joe Biden: Do të kandidoj sërish për president në vitin 2024
Plot 80 vjeç, Joe Biden sërish do të kandidojë për president
Edhe një herë Joe Biden ka konfirmuar synimin e tij për të kandiduar për një mandat të dytë në presidencën amerikane në vitin 2024, duke shtuar se ai nuk do të shpallë menjëherë kandidaturën e tij.
“Qëllimi im është… ka qenë që në fillim të jem kandidat”, tha 80-vjeçari demokrat gjatë një interviste për ABC News.
Ndërsa, gruaja e tij, Jill Biden, deklaroi për agjencinë e lajmeve Associated Press se gjithçka që mbetet është të vendoset vendi dhe data e shpalljes së kandidaturës së tij. I pyetur gjatë kësaj interviste, Joe Biden shmangu konfirmimin ose mohimin e gruas së tij. Megjithatë ai ka sqaruar se nuk po ngutet.
“Ka shumë gjëra të tjera që duhet t’i përfundojmë menjëherë përpara se të filloj fushatën”, tha ai, duke iu referuar reformave që po nxit qeveria e tij.
I pyetur nëse mosha ndikon në vendimin e tij për të kandiduar apo jo, ai u përgjigj: “Jo. Por është legjitime që njerëzit të ngrenë pyetje për moshën time. Është krejtësisht legjitime”.
“Ajo që mund të them është: “Kini kujdes se çfarë po bëj”, shtoi ai duke iu referuar veprimeve të tij gjatë dy vjetëve që ka qenë në pushtet.
Nëse Joe Biden rizgjidhet, ai do të jetë 86 vjeç kur të përfundojë mandatin e tij të dytë. Testet mjekësore që ai iu nënshtrua javën e kaluar treguan se ai është shumë “i aftë” për të kryer detyrat e tij.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












