Shqiperia
BE: Nga nëntori nuk vendosen vula në pasaporta për shtetet që kanë liberalizim
Të gjithë shtetasit shqiptarë që hyjnë në vendet e Bashkimit Europian prej nëntorit nuk do të vulosin më pasaportat e tyre në kufi.
Kështu deklaroi gjatë një interviste për televizionin Klan shefi i sektorit politik në zyrën e BE-së në Tiranë, Alexis Hupin, ku thekson se kjo procedurë e re nuk është vetëm për shqiptarët, por për 60 vende që aplikojnë regjimin pa viza.
“Do të preken 60 vende që kualifikohen për regjimin pa viza, që do të thotë 1.4 miliardë njerëz do të preken nga sistemi dhe në këtë kuptim nuk ka diskriminim, nuk ka dallim për Shqipërinë”, tha Hupin.
Përfaqësuesi politik i zyrës së BE-së në Tiranë thotë se shqiptarët, përpara se të udhëtojnë do të aplikojnë në sistemin ETIAS për të marrë një kod, i cili do t’u shërbejë për tre vjet dhe me të mund të udhëtojnë në çdo vend të BE-së. Kusht i vetëm është që pasaporta duhet të jetë e vlefshme brenda këtyre tre vjetëve.
“Në terma praktikë, aplikoni një herë për të marrë autorizimin për hyrje dhe ai është i vlefshëm për tre vjet, për sa kohë përdorni të njëjtën pasaportë biometrike. Nëse ndërroni pasaportën, do t’ju duhet të aplikoni sërish. Do të ketë një kosto shumë të vogël për këtë, por sërish, është i vlefshëm për tre vjet, kështu që nuk do të ndikojnë në lirinë tuaj të lëvizjes”, tha ai.
I pyetur nëse në këtë mënyrë kufizohet lëvizja e shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE-së, Hupin thotë se nuk ka asnjë kufizim lëvizje për shqiptarët.
“Në fakt, nuk i prek ata, në kuptimin që nuk ndryshon asgjë në lirinë e lëvizjes dhe mundësinë për të ardhur në BE. Pra, nuk ndryshon asgjë sa i përket lirisë së lëvizjes, është thjesht një autorizim hyrjeje, siç ishte dikur në kufi, por këtë herë aplikoni që më parë”, tha ai.
Por çfarë ndodh nëse një qytetari i refuzohet kërkesa, apo kodi në sistemin ETIAS përpara udhëtimit?
“Qytetarët kanë të drejtë të apelojnë. Është një faqe interneti ku qytetarët do të mund bëjnë aplikimin, duhet të specifikojnë se cilin vend dëshirojnë të vizitojnë, pastaj vendi do të marrë vendimin dhe nëse vendimi do të jetë negativ do të apelohet tek autoritetet e vendit ku personi dëshironte të shkonte”, u shpreh ai.
Hupin thotë se ky vendim i Bashkimit Europian u mor për t’u siguruar që njerëzit që dëshirojnë të udhëtojnë në BE kanë përputhshmëri me kërkesat për të hyrë, në mënyrë që të mos ketë të papritura në kufi.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?