Lajme
Dobitë shëndetësore nga misri
Misri është një produkt me shumë vlera që mund ta përdorni në të gjitha vaktet e ditës suaj, pasi ka një përmbajtje të lartë në karbohidrate dhe shumë fibra, njësoj si buka ose ndryshe si gruri, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu misri është një nga ushqimet më karakteristike të kësaj stine.
Mënyra më e mirë për të konsumuar misrin është ajo e zierjes, pasi pjekja në prush e dëmton strukturën e lëkurës së misrit, e cila mund të shkaktojë probleme të stomakut.
Me zierjen ne përfitojmë gjithë të mirat që misri ka me bollëk si:
-Vitamina C, folate dhe të kompleksit B duke përbërë kështu një ushqim të shkëlqyer për zemrën
-Antioksidantë si luteina dhe zeaksanthinë që forcojnë shikimin
-Fibra që ushqejnë veçanërisht zorrën e trashë duke përmirësuar situata si kapsllëku dhe hemorroidet!
-Proteina, të cilat së bashku me fibrat ndikojnë shumë mirë edhe në rregullimin e sheqerit në gjak!
-Misri gjithashtu siguron një pjesë të madhe të vlerave ditore në acid folik, një vitaminë shumë e rëndësishme që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e duhur të fetusit në shtatzëninë përgjatë tremujorit të parë.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












