Lajme
Rritja e kostove të energjisë po varfëron 141 milionë njerëz në botë
Kriza energjetike e shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë mund të çojë 141 milionë njerëz në mbarë botën drejt varfërisë ekstreme, sipas një raporti të publikuar në gazetën “Natyrë dhe Energji”.
Studiues nga Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Kina dhe Shtetet e Bashkuara studiuan impaktin e rritjes së çmimeve të energjisë në 116 vende të botës dhe zbuluan se shpenzimet e konsumatorëve shtëpiakë ishin rritur deri në 4.8 për qind, me çmimet e gazit natyror dhe qymyrit që u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës.
Sipas raportit, në vendet me të ardhura të ulëta qytetarët po përballen me mungesa të shumta ushqimore dhe me një rrezik më të madh për të hyrë në varfëri për shkak të kostove të larta të energjisë.
Ndërsa qytetarët në vendet me të ardhura të larta, edhe pse e kanë ndjerë impaktin e rritjes së kostos, kanë më shumë mundësi ta përballojnë atë me buxhetet familjare.
Disa vende janë më të ekspozuara se të tjerat. Për shembull, rritja e kostove të energjisë në Estoni, Poloni dhe Republikën Çeke ka qenë mbi mesataren globale, kryesisht sepse ato bazohen më shumë tek industritë me energji intensive. Në veçanti, Polonia mbështetet tek qymyri për 68.5 për qind të gjenerimit të energjisë.
Rritja e çmimeve të energjisë për shkak të krizës në Ukrainë ka sjellë gjithashtu një rritje të kostove të lëndëve bazë, si ushqimi dhe autoritetet financiare botërore deklarojnë se çmimet kanë pak gjasa të bien në një të ardhme të afërt./Euronews
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













